fbpx

Moti për pesë ditë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë situatë të qetë meteorologjike, raporton Express

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë javës do të ketë mundësi të izoluara shiu, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (03 – 07 janar 2022)

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.

Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]