fbpx

Moti sot në Kosovë, diell dhe vranësira

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave për shkak të ardhjes së një fronti të dobët të ftohtë ajror. Gjatë ditës erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Vende-vende priten edhe riga ose ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Në shumicën e territorin do të mbetet thatë. Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët që lamë pas.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta dhe rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.

Të martën na pret mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Nuk priten reshje atmosferike.

Të mërkurën dhe të enjtën na pret mot i ndryshueshëm, me erëra jugore dhe jugperëndimore si dhe vranësira të cilat pritet që herë pas here të kushtëzojnë reshje lokale shiu. Reshje pak më të shpeshta priten në Shqipëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]