fbpx

Moti sot në Kosovë pritet të mbajë kështu

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe vranësira të cilat në disa rajone mund të jenë të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por reshje atmosferike nuk priten.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, por vende-vende edhe me vranësira të cilat në disa rajone mund të jenë më të theksuara. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Të hënën në tërë rajonin edhe më ngrohtë me temperatura deri 20 ose mbi 20 gradë Celsius në disa rajone. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell.

Të martën në tërë rajonin pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat gjatë ditës pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu, por ende mbetet mot i ngrohtë.

Nga e mërkura ulje e temperaturave dhe riga lokale shiu. Në viset kodrinore-malore reshje lokale bore. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu të cilat pritet të jenë të ftohta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]