fbpx

Motra e Almedës shkëlqen në ditën e martesës

nga Revista Kosovarja

Motra e Almeda Abazit, Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]