fbpx

Motrat Kardashian shijojnë rrezet e diellit, ndërsa ngacmojnë imagjinatën me paraqitjet provokuese

nga Revista Kosovarja

Kim dhe Khloe Kardashian shfaqën fizikun natyralë nga pushimet  në plazh, në një ishull.

Yjet spektaklit “The Kardashians” treguan linjat e tyre trupore teksa rrinin në rërë për pozat provokuese, shkruan The Sun.

Dy motrat kishin veshur kostume banje metalike nga linja e re e rrobave të banjës “Skims” e cila është e themeluar nga Kimi, dhe u lansuan në treg në fillim të këtij muaji.

Fotografitë tregojnë dyshen duke ecur në plazh, duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shtrihen në rërë, gjersa më pas u panë duke larguar rërën nga trupi i tyre duke bërë një dush jashtë.

 

Kim dhe Khloe ndanë me fansat në rrjetet sociale shumë fotografi nga pushimet e tyre familjare, duke përfshirë disa që morën reagime nga fansat për përdorimin e dukshëm të ‘photoshop’-it.

Ajo dhe motra e saj më e vogël më pas u spërkatën nëpër ujërat blu kristal me rroba banje të zeza, ku shiheshin duke u argëtuar me njëra-tjetrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]