fbpx

Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri në mesnatë sjellin këngën e re “Pare”

nga Revista Kosovarja

Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri sonte (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri muzikor.

Treshja e famshme e estradës kanë bashkuar forcat për herë të parë për një projekt, të cilin do ta sjellin të kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Pare” pritet që të jetë një nga hitet e kësaj vere me videon që do të lansohet në YouTube dhe platformat e tjera muzikore.

“Nesër, 23:59. Pare”, ka shkruar Imeri në një postim të shpërndarë në Instagram të publikuar disa orë më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Të shumta kanë qenë reagimet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë prurje muzikore.

Ata janë përkujdesur që të shfaqen në videoklip me shumë stil e veshje të veçanta.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur yjet e famshëm për publikun dhe admiruesit e muzikës së tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]