fbpx

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë, pas dorëheqjes së Blerim Kuçit

nga Revista Kosovarja

Muharrem Nitaj, do të jetë ministër në detyrë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Burime bëjnë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar propozimin që Nitaj, si zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të emërohet ministër në detyrë deri në krimin e Qeverisë së Re.

Poashtu pritet që ky propozim do të zyrtarizohet edhe nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ndryshe mëngjesin e sotëm, u raportua për dorëheqjen e Blerim Kuçit nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Në dokumentin e publikuar nga lajmi.net thuhej se ish-ministri në detyrë Kuçi ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga kryeministri lirimin nga pozita e tij e ministrit.

Ndaj Kuçit ishin duke u zhvilluar hetime për tenderin milionësh që ka marrë kompania e tij, “Hidro Term” për kontratën “Ndërtimi i Objektit Spitalor për Nënën dhe Fëmijën” në Prizren.

Në anën tjetër, kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit. /Lajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]