fbpx

Muhaxheri: Agim Veliu u imponua për t’u bërë ministër, dëmtoi partinë

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka hedhur akuza të ashpra ndaj Agim Veliut për imazhin e partisë.

“Imponimi i zotit Veliu me gjithë atë energji negative për të qenë ministër dy herë i ka bërë dëm të madh partisë. E ka lëshua komunën dhe ka sjellë energji negative ku e kemi humbur Podujevën”, tha ai në “Debat Plus”.

Muhaxheri thotë se personalisht i kishte tërhequr vërejtjen Veliut për të mos u tërhequr nga Podujeva.

“Ia kam tërheq vërejtjen duke i thënë të mos krijojë kësi lloj momentumesh për partinë. Ai së pari është ndëshkuar në Podujevë pastaj edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ky është ai momentum negativ që ia krijon partisë duke menduar vetëm për vete”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Abdixhiku e ka ndërtuar ekipin e tij dhe ai zbaton strategjitë e tij për të dërguar partinë përpara.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]