fbpx

Muhaxheri: Ne nuk gjuajmë me molotov siç ka gjuajtur VV-ja

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gazmend Muhaxheri, tha në Klan Kosova se partia që ai përfaqëson po i tregon gabimet e qeverisjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në mënyrë të moderuar në Parlament.

Muhaxheri tha se LDK-ja për dallim nga VV-ja nuk gjuan molotov ashtu siç ishin gjuajtur në të kaluarën.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike nuk është e interesuar ta rrëzojë këtë qeveri por po i thotë kryeministrit Kurti që të qeverisë dhe t’i merr obligimet që i takon.

“Ne këto jemi duke ia thënë në parlament por jemi duke ia thënë në mënyrë të moderuar. Ne nuk jemi ata që gjuajmë molotov qysh na ka ndodhur që të na gjuajnë nevë dhe të punojmë nën presion të gazit e molotovit” -tha Muhaxheri.

“Ne s’po themi që do t’ia garantojmë këtij mandatin deri në 2025-tën, por po them nominalisht nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë këtë qeveri. Ne po duam të themi “Qeveris”, ne po duam t’i themi këtij kryeministri i ke obligimet, se e ke përkrahjen më të madhe 50 për qind dhe ty të është besuar të bësh zgjidhje për këtë vend. Ky nuk është duke i marrë ato përgjegjësi dhe nuk është duke i bërë ato zgjidhje” – theksoi ai.

“Ne jemi duke i treguar qytetarëve gabimet që i ka. Ne jemi duke e bërë reformën e brendshme në parti, jemi duke e punuar program e ardhshëm qeverisës, jemi duke u përgatitur për qeverisjen e ardhshme”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]