fbpx

Mundësi për shi sot, njihuni me parashikimin e motit

nga Revista Kosovarja

Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës. Nga e enjta më shumë vransira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu.

26.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.

27.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

28.04 – Më shumë vransira e më freskët. Rreth viseve malore pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.04 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C.

Era frynë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rritje edhe mbi vlera mesatare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]