fbpx

Murati: Buxheti komunal për 2024 arrin në 742 milionë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është rritur buxheti komunal për vitin 2024.

Sipas ministrit Murati, vitin e ardhshëm parahsihet që buxheti komunal të jetë 742.3 milionë euro.

“Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023” ka thënë mes të tjerash ministri i Financave.

Murati shtoi se që nga fillimi i këtij mandati, buxheti komunal është rritur për 195 milionë euro

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]