fbpx

Murati: Për tri javë, mbi 1 mijë të rinj u punësuan në “Super Puna”

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë mbi 1 mijë punësime.

Murati ka treguar se janë 3 mijë punëkërkues dhe 2 mijë punëdhënës.

“Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar ndër tjerash Murati.

Platforma “Super Puna”, e cila është prezantuar në fillim të muajit që po lëmë pas, sipas Qeverisë ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve.

Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]