fbpx

Musliu-Shoshi për LVV-në: Këta janë me realizu qëllimin e tyre, zhbërjen e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se mesazhet që kryeministri Kurti i dërgon perëndimit nuk e befasojnë më.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti tha se nuk e pranon kushtëzimin për Asociacionin, në mënyrë që të bëhet anëtarësimi në KiE.

“Më lejoni të përsëris se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Lajçak sepse ai është refuzuar më 26 tetor 2023 e dy ditë para kësaj, unë kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut, pra më 24 tetor. Dhe e dyta, Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg”, tha Kurti.

Musliu-Shoshi tha se në fakt, partia që udhëheq Kurti është “këtu me realizu qëllimin e saj, pra zhbërjen e Kosovës”.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm!

Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]