fbpx

Musliu-Shoshi, qeverisë: Krejt dhe Drejt e fundosët të ardhmen

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se qeveria aktuale, nën moton e saj “Krejt dhe Drejt”, ka fundosur të ardhmen.

Reagimi i saj vjen pas edicionit të lajmeve të RTK-së, ku, duke u cituar një medium serb, u pretendua se dy portale kosovare janë të financuara nga Serbia, shkruan Indeksonline.

“Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linçohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën” deklaroi Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i saj:

#KREJTdheDREJT e fundosët të ardhmen!

Ky shtet po rrëshqet drejt autokracisë, e me çdo kusht po tenton rrënimin e demokracisë!

Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linqohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën.

Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimi që po ia bëni vendit çdo ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]