fbpx

Musliu-Shoshi viziton familjen e heroit Malush Ahmeti: Historia e familjes Ahmeti është një kujtesë e gjallë për borxhin që kemi ndaj heronjve tanë

nga Revista Kosovarja

Me nder dhe respekt të veçantë, deputetja nga radhët e PDK-së, znj. Ariana Musliu Shoshi, ka vizituar familjen e heroit Malush Ahmeti në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Gjatë kësaj vizite, znj. Musliu Shoshi pati një bisedë të ngrohtë me zonjën e shtëpisë, Shukrije Ahmeti, dhe luftëtarin e lirisë, Bahri Ahmeti.

Ajo kujtoi me emocion kohët e fëmijërisë së kaluar së bashku si miq dhe lidhjen e veçantë me sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Ahmeti për lirinë e Kosovës.

Në fjalën e saj, deputetja vlerësoi forcën dhe qëndresën e zonjës Shukrije, e cila përveç humbjes së bashkëshortit të saj heroik, Malush Ahmetit, përjetoi edhe dhembjen e rëndë të humbjes së djalit të saj, Leotrimit.

”Zonja Shukrije, gruaja e Malush Ahmetit, jo vetëm që përballoi humbjen e bashkëshortit të saj heroik, por gjithashtu përjetoi dhembjen e rëndë të humbjes së djalit të saj, Leotrimit. Forca dhe qëndresa e saj janë shembull frymëzimi për të gjithë ne”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Historia e familjes Ahmeti është një kujtesë e gjallë për borxhin që kemi ndaj heronjve tanë dhe familjeve të tyre, të cilat vazhdojnë të mbajnë barrën e sakrificës për lirinë e Kosovës, ka shtuar më tutje deputetja e PDK-së./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]