fbpx

Myftiu Tërnava e priti në Aeroportin e Prishtinës , imamin e Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” imamin e Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin e tij shoqërues.

Imami i Qabesë do të qëndrojë për vizitë tri ditë në Kosovë.

Ai do të merr pjesë në disa organizime.

Sot do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Nesër do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]