Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro tërheqjes së mjeteve të 30% të Trustit.
Sipas Rafunës, parat e Trustit janë të popullit dhe nuk duhet prekur buka e popullit.
Postimi i plotë:
“Këtë të enjte votohet tërheqja e 30% nga Trusti.
Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt.
Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare.
Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit”, shkruan Rafuna në thirrjen e tij.
/Indeksonline/