fbpx

NATO dislokon forca shtesë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Aleanca veriatlantike, NATO, ka dislokuar forca shtesë në misionin e saj të KFOR-it në Kosovë.

Kjo siç thuhet në një njoftim të tyre, për shkak të situatës së krijuar, trazirave të fundit, ku mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të kësaj force paqeruajtëse.

”Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcës së saj në Kosovë, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në një status shtatëditor të gatishmërisë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]