fbpx

Ndahet nga jeta Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive

nga Revista Kosovarja

Fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari, është ndarë nga jeta të enjten.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 27.02.2025, ndërroi jetë më i dashuri, bashkëshorti, djali, vëllau, babi Alban Fadil Bujari. Varrimi do të mbahet më datë 28.02.2025 (të premten), në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45.”, është thënë në njoftimin e familjes.

I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë, aty ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]