fbpx

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptarë

nga Revista Kosovarja

Regjisori i njohur dhe “Artisti i Merituar”, Kristaq Mitro është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur një tjetër figurë e kinemasë, Mevlan Shanaj, përmes një postimi në Facebook.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve”.

Kristaq Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në Austri për të kryer një ndërhyrje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]