fbpx

Nderim Neziri: “Big Brother” nuk është program edukues dhe emancipues

nga Revista Kosovarja

Opinionisti i “Big Talk” në “Klan Kosova” ka goditur me deklaratat e para në program, duke thënë se “Big Brother” nuk është as format edukues e as emancipues.

Ai, në këtë program ku po analizohen banorët dhe vetë formati, ka shtuar se në “BBVK” askush nuk e përfaqëson askënd, por vetvete, shkruan “Kosovarja”.

Opinionisti i njohur ka dhënë edhe komentet e tij mbi banorët, duke shtuar se janë interesant, por shumë të influencuar nga karakteret e njohura të këtij shoë.

“Big Talk” po prezantohet nga ish banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa Hajrullahu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]