fbpx

Ndërron jetë nënoficeri i FSK-së

nga Revista Kosovarja

Dje ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shefki Sylejman Pajaziti.

FSK njofton se ai vdiq mbrëmë pas një sulmi kardiak.

“Shefki Sylejman Pajaziti( 04.10.1973 -22.02.2023)

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter shtabor Shefki Sylejman Pajaziti, dje në orët e vona të mbrëmjes pas një sulmi kardiak.

Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe bashkëluftëtarëve. Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]