fbpx

Ndërron jetë nga ataku kardiak në moshën 31 vjeçare këngëtari i njohur

nga Revista Kosovarja

Cj Harris i cili kishte konkurruar në serialin e njohur në vitin 2014, ishte dërguar në spitalin e Jasper, Alaska ku kishte vdekur pak më vonë, tha një anëtar i familjes së tij për rrjetin TMZ.

Harris ishte renditur i gjashti në programin “Idol”, me një ripërcjellje të këngës “Soulshine” gjatë audicionit të tij.

Pas suksesit të tij në programin e rrjetit Fox, Harris — emri i plotë i të cilit ishte Curtis Harris — performoi me “mësuesin” e tij muzikor të programit Darius Rucker, madje kryen dhe një turne me tematikë nga “American Idol”.

Shkaqet e atakut të papritur kardiak të këngëtarit të ri, ende nuk janë njoftuar nga autoritetet shëndetësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]