fbpx

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, Shaqiri me postim emocionues

nga Revista Kosovarja

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Gjithmonë ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë, aty ku kam lindur. Do të shijojë çdo sekondë”, ka shkruar futbollisti nga Zhegra, i cili mbron ngjyrat e “Helvetikëve”.


Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]