fbpx

Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Tanimë e kthyer në traditë, Tirana ndriçohet nga dritat duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit. Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për një muaj, në shesh do të ketë lojëra për fëmijë, shtëpi prej druri dhe një atmosferë të mrekullueshme festash, ku do mund të argëtohen fëmijët dhe jo vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka njoftuar nisjen e këtij sezoni të vitit nëpërmjet një postimi në Facebook.

closevolume_off
“Ndezim së bashku dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nisim sezonin më të bukur të vitit”, ka shkruar ai

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]