fbpx

Ndizen qirinj në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut

nga Revista Kosovarja

Nën organizimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, disa qytetarë në Prishtinë kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat e masakrës së Reçakut, në 24-vjetorin e vrasjes së tyre.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]