Pak pas mesnatës me kohë lokale në Newfoundland të Kanadasë, janë shfaqur sinjalet e para të shpresës për gjetjen e zhytëses që u zhduk dje, raporton BBC-ja.
Një avion kanadez ka hetuar “tinguj goditës” nën ujë në intervale 30-minutëshe që vinin nga zona ku po bëhet kërkimi.
“P8-shi ka dëgjuar tinguj goditës në zonë çdo 30 minuta. Katër orë më vonë një pelengator zhurmash shtesë u dërgua dhe goditjet vazhdonin të dëgjoheshin”, thotë emaili sipas revistës Rolling Stone.
CNN po ashtu ka raportuar të martën mbrëma që më shumë zhurma përplasëse janë dëgjuar.