fbpx

Ndryshimet që pëson truri i grave gjatë menopauzës

nga Revista Kosovarja

Për vite të tëra, gratë që perjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh nuk pranoheshin nga mjekët me justifikimin se i imagjinonin simptomat e tyre. 

Por studimet e reja na konfirmojnë se këto janë ndryshime reale që truri pëson gjatë periudhës së menopauzës.

Studimet e bëra me gratë para, gjatë dhe pas menopauzes tregojnë ndryshime të rendësishme në strukturën e trurit, lidhjen dhe metabolizmin e energjisë. Këto ndryshime janë të dukshme në skaner dhe ndjehen nga shumë gra, thotë neuroshkencëtarja Lisa Mosconi, autore e “Trurit të menopauzës”.

“Menopauza ndikon ne tru. Ne nuk jemi të çmendura. Nuk po luajmë nga mendtë.”: Shprehet Mosconi, profesoreshë e asociuar në Weill Cornell Medicine.

Hulumtimi i Mosconit zbulon se vëllimi i lëndës gri zvogelohet ne zonat përgjegjëse për vëmendjen, përqëndrimin, gjuhën dhe kujtesen.

Për më tepër, aftësia e trurit për të metabolizuar glukozën bie, gjë që mund të shpjegojë simptomat e zakonshme të menopauzës.

Për fat të mirë, këto simptoma janë shpesh të përkohshme. Shumica e grave zbulojnë se simptomat e tyre përmirësohen ose zhduken pas menopauzës, duke shpjeguar se “truri po pershtatet me biologjinë e tij te re”.

Këto përshtatje i lejojne grate të jetojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre pas menopauzës.

Roli i estrogjenit në tru

Estrogjeni rregullon sjelljen, funksionin konjitiv dhe shëndetin neuronal. Gjatë menopauzes, nivelet e estrogjenit bien ndjeshëm, duke prekur rajone të ndryshme të trurit:

– Hipotalamus: Rregullon temperaturën e trupit, duke çuar në afshe të nxehta.

– Hipokampus: rendesishem per te mesuarit dhe kujtesen, duke ndikuar ne njohjen.

– Amigdala: Ndikon në pergjigjet emocionale.

– Trungu i trurit: Regullon ciklet gjumë-zgjim.

Evolucioni i trurit të grave

Truri i grave ndryshon gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe menopauzës. Neuronet dikur thelbësore për menstruacionet dhe shtatzaninë nuk janë më të nevojshme, duke çuar në një “rinovim”, thote Mosconi.

Ndërsa është e paqartë nëse këto ndryshime mund të parandalohen, ndalohen ose kthehen, disa duket se janë te perkohshme. Studimet tregojne se aktiviteti i trurit stabilizohet dhe vellimi i lëndes gri mund të rikthehet pas menopauzës. Nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këto ndryshime.

Menaxhimi i simptomave të menopauzës

Një kombinim i nje stili jetese të shëndetshëm dhe ndërhyrjeve farmaceutike mund të lehtësojnë kalimin në menopauzë. Perveç mjekimeve, një dietë e shëndetshme, stërvitje e rregullt dhe gjumë i mirë mund të ndihmojnë në një menopauzë më të qetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]