fbpx

Në ditëlindjen e 24-të, Popi Kola me dedikim emocional për Arilenën

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara, feston sot (e diel) ditëlindjen e 24-të.

Ajo në këtë ditë speciale mori urime të shumta nga miqtë, familjarët e po ashtu edhe nga fansat.

Një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj, njëherësh menaxheri i artistes, Popi Kola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Popi Kola (@popikola)

Ky i fundit ka shpërndarë disa fotografi në Instagram teksa ka zgjedhur edhe fjalët më të bukura për të dashurën.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe”, ka thënë ai.

“Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim”, vazhdoi më tej Kola.

Çifti janë në lidhje prej disa vitesh përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e tyre profesional.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]