Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh ndodhet në Greqi për pushime.
Ajo tashmë e ka bërë zakon që të sjell imazhe tërësisht të pa edituara, duke treguar se si duket trupi i saj pa ndonjë ndërhyrje, qoftë me ‘photoshop’ apo në forma të tjera.
E në këto të fundit që ka shpërndarë me bikini të bardha, ajo thotë se ka fituar peshë, se ka celulit dhe gjithashtu strija të reja.

Megjithatë, ajo admirohet tejet shumë për format trupore dhe për kujdesin që ka ndaj fizikut me ushtrime në palestër.
View this post on Instagram
23-vjeçarja vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Daddy”.
Për shtatë ditë ky projekt grumbulloi mijëra klikime në platformën tashmë të popullarizuar, YouTube.