fbpx

Në gjendje të rëndë, 4 persona dërgohen në Intensivë – kjo është gjendja e të lënduarve në Kçiq

nga Revista Kosovarja

14 personat që kanë pësuar lëndime nga diegiet dhe 1 me lëndime në gjoks nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës pas trajtimit në emergjencë janë transferuar për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu tha për Insjaderin se katër pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror

“Katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse tek të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike. 4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia“, tha ai.

Kurse, tetë pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, dy në Kirurgjinë Abdominal dhe një në Kirurgji Torkale.

“8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë. 2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale“, tha tutej Fazliu.

“Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë.”/Insajderi.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]