fbpx

Në Gjilan: Gjendet i vdekur një 68-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person është gjetur i vdekur në oborrin e një shtëpie. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa pranë tij është gjetur një amrë zjarri dhe një gëzhojë, me të cilën dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë rreth moshës 68-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]