fbpx

Në këto qytete të Shqipërisë njerëzit jetojnë më gjatë

nga Revista Kosovarja

INSTAT ka publikuar një studim mbi jetëgjatësinë e shqiptarëve në qarqe të ndryshme. Studimi i referohet analizës për vitin 2021.

Qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet.

Qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet.

Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat.

Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite, me rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.

Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]