fbpx

Në Kosovë, një i vdekur dhe 1,390 raste të reja me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 1,390 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,760 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike 1,390 persona kanë rezultuar me coronavirus.

Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se janë shëruar 871 persona, ndërsa janë dhënë 218 vaksina.

Në total numri i vaksinave të administruara janë 1,833,336.

Ndërsa, Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët, duke kërkuar bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimin.

“Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar  një rast i vdekjes nga kjo sëmundje!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]