fbpx

Në krahët e të atit, Çiljeta Xhilaga ndan videon e rrallë nga fëmijëria: Kur festoja me krejt lagjen

nga Revista Kosovarja

Artistja e njohur, Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një video të rrallë nga fëmijëria e saj.

Këngëtarja ka publikuar një moment nga festa që prindërit organizuan kur ka bërë 6 vjeç. Ajo shihet duke kërcyer në krahët e të atit ndërsa shton se e kujton me mall.

“Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjia dhe klasa ishte në shtëpinë time 😂😂 dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]