fbpx

Në kulmin e dashurisë por Britney mori të gjitha masat në rast ndarje me Sam, ja çka përmban kontrata

nga Revista Kosovarja

Britney Spears dhe Sam Asghari janë zyrtarisht të martuar.

Çifti edhe pse momentalisht në kulmin e dashurisë, kanë marrë masa paraprake nëse vjen deri te ndarja.

Të porsamartuarit kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore që siguron që Asghari, 28 vjeç, nuk do të marrë asgjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears nëse ata divorcohen në të ardhmen.

Burime pranë çiftit të sapomartuar thanë se dyshja kanë firmosur një kontratë paramartesore “të hekurt” ku Sam nuk merr asnjë dollar nga pasuria që ka Britney deri më tani. Lëvizja nuk është edhe aq befasuese, pasi avokatët u thirrën menjëherë pasi çifti u fejua për të filluar me kontratat.

Britney ka një pasuri prej 60 milionë dollarësh të raportuar, dhe padyshim që ka një potencial për të ardhura serioze në vazhdim. Pavarësisht fitimeve marramendëse ajo do të ruajë të gjithë pasurinë e saj nëse gjërat shkojnë keq për të dhe Sam.

Asghari bëri shaka në Instagram pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një kontratë paramartesore për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e Spears.

“Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për kontratën paramartesore!” aktori dhe instruktori i fitnesit shkroi në Instagram Story.

“Sigurisht që po bëjmë një kontratë paramartesore të hekurt për të mbrojtur koleksionin tim të xhipeve dhe këpucëve në rast se ajo do të më hedhë një ditë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]