fbpx

Në mes Noizyt e Don Xhonit kë zgjedh Jori Delli?

nga Revista Kosovarja

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Jori Delli ka qenë e ftuar në “E Diell N’Trip” me moderatore Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën. Tashmë dihet se Jori është pjesë e videoklipit të këngës së re të Noizyt , por i pëlqejnë edhe këngët e Don Xhonit e për këtë Beniada i ka kërkuar të zgjedh mes dy reperave.

Është si të thuash kë do më shumë mamin apo babin… nuk zgjedh, më pelqejnë që të dy edhe këngët e Don Xhonit i kam kënduar pafund atje…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]