fbpx

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Xhensila ekspozon barkun e rrumbullakosur me fotosesion të veçantë

nga Revista Kosovarja

Xhensila Myrtezaj po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

Këngëtarja me këtë rast ka ndarë një fotosesion, me anë të të cilit ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Artistja shfaqet me një palë sytjena të zeza si dhe gete të ngjashme, gjersa dukjen e kompletoi me grim të thjeshtë e flokë të kapura.

“Nëntë muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri për një jetë”, ka shkruar ajo.

Xhensila ndryshe është e martuar prej vitesh me humoristin e këngëtarin e njohur, Bes Kallaku.

Ata kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Ajka.

30 vjeçarja nga ana tjetër përkundër kësaj ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]