fbpx

Në Pejë e Graqanicë, djemtë sulmojnë prindërit e tyre!

nga Revista Kosovarja

Dy raste të dhunës në familje, konkretisht ndaj prindërve të tyre kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Në Pejë mbrëmë rreth orës 21:30, viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i kosovar në gjendje të dehur e ka sulmuar atë fizikisht dhe ka thyer disa gjëra në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast i ngjashëm ka ndodhur pasditën e djeshme në Graqanicë. Një mashkull është arrestuar ngase ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]