fbpx

Në politikë të përçarë, e në fe?

nga Revista Kosovarja

Nuk jam i thirr të flasë për fe, madje as për fenë time, sepse nuk jam profesionist, por do flasë për atë pjesë që e quanim traditë fetare, shkruan “Kosovarja”.

E mira e fesë së shqiptarëve është shqiptaria. Kjo thënie është e njohur që moti. Sepse, shqiptarët njihen në botë për tolerancë fetare.

Sidoqoftë, disa analistë nëpër debate po shpërthejnë me kritika ndaj fesë islame dhe po e teprojnë aq shumë sa po dalin naivë!

Dhe, duke qenë të tillë, po bien ndesh me udhëheqësit e fesë në të gjitha nivelet.

Andaj, te ne, në Kosovë, kanë depërtuar disa deformitete dhe thirren në Kuran dhe në filozofinë islame vend e pa vend…

Myslimanë e katolikë në një shtëpi!
Për ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme në këtë fushë, janë disa shembuj që sot janë të pranishëm në popullin shqiptar në Kosovë, ku në një familje të një trungu familjar disa anëtarë të saj janë myslimanë e disa katolikë.

Dhe, raste të tilla ka në komunën e Deçanit, por edhe në fshatin Brus të Lipjanit.

Sepse, askush nuk e pengon askënd të jetojë qysh do vetë me bindjen fetare dhe kështu ka qenë gjithmonë në kombin tonë.

Megjithatë, kohëve të fundit disa analistë po hedhin vrer e gurë në fenë islame, e kjo nuk është në rregull, sepse, të tillët, po tentojnë t’i ndryshojnë gjërat dhe po i kanalizojnë për qëllime të veta.

Një çift ishte martuar, tregohet në një histori islame, por nuk kishin fëmijë.

Sipas gojëdhënës, shkuan gjithkund që të kërkonin ilaçin që të lindnin fëmijë, por nuk arritën të bëhen prindër.

Dhe, një ditë, teksa një i verbër e kalonte rrugën, e që rruga ishte e dëmtuar shumë, po ai çift bashkëshortor i ndihmuan ta kalonte rrugën.

Kur e kaloi rrugën i verbëri e pyeti sa vjeç je.
“40”, i tha ai.

“Sa fëmijë i ke?”, i tha tutje.
“Nuk na fali Zoti fëmijë. Kemi qenë gjithkund, s’kemi lënë mjek e as hoxhë pa vizituar, por nuk gjetëm ilaç”, ia ktheu ai.

“Prej sot mos shkoni më askund! Bëhuni besimtarë të devotshëm dhe adhurojeni Zotin me shpirt, e ai ka fuqi t’u japë fëmijë!”.

Dhe, besimi me vetëdije të plotë në Zot bëri që ata pas një kohe të bëhen me fëmijë. Sokol Murturi /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]