fbpx

Në Prishtinë protestohet kundër vaksinimit, Arben Vitinë e krahasojnë me nazistin Himmler

nga Revista Kosovarja

Disa qytetarë kanë protestuar kundër vaksinimit sot para objektit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos marin vaksinën kundër COVID-19.

Madje të njëjtit, e kanë krahasuar ish-ministrin Vitia me Heinrich Himmler të partisë Naziste të Hitlerit.

Sidoqoftë, bazuar edhe në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe shkencës botërore, vaksina është mjeti më i mirë dhe efektiv kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë mbi 691 mijë qytetarë të vaksinuar me të dy dozat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]