fbpx

Në Shqipëri nis protesta kundër Qeverisë Rama

nga Revista Kosovarja

Opozita në Shqipëri ka nisur të mblidhet për protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Aty protestohet për rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë parë në vendin e ngjarjes për të siguruar që situata të mos eskalojë.

Forca policia janë vendosur brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë.

Të përfshirë janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe aleatët e tyre, raportoi A2News.Qytetarët kanë filluar të mblidhen te selia e PD-së dhe sipas raportimeve numri i tyre është rritur aty, ku pritet dalja e kryetarit Sali Berisha dhe shkuarja para Kryeministrisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]