fbpx

Në SHSKUK janë të spitalizuar 5 pacientë me Covid-19, 24 postCovid

nga Revista Kosovarja

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 29 pacientë si pasojë e COVID-19, e që pesë prej tyre janë konfirmuar me COVID-19 dhe 24 të tjerë me post-COVID-19. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (ShSKUK).

Me oksigjenoterapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]