Me kohë është dëshmuar se Bukuria e Ulqinit është një fenomen natyror qê rrallê kund tjetër gjendet.
Ju kujtojmë, se Ulqini është një qytet i mrekullueshëm dhe njëri nga qytetet më të vjetra në Adriatik, të cilin e karakterizon një mozaik i tërë i bukurive natyrore.
Plazhet mahnitëse, deti Adriatik, liqeni i Shasit dhe lumi Buna të vendosur në një hapësirë të vogël e bëjnë magjik dhe të paharrueshëm.
Përveç bukurive natyrore në të mund të gjeni edhe një numër të madh të monumenteve kulturore dhe historike, gjurmët e të cilëve janë që nga lashtësia prej më se tre mijë vjeçare, nga të cilët do të veçojmë Kalanë e Ulqinit dhe lokalitetin arkeologjik – Shasin, pranë liqenit të Shasit një fenomen natyror me një bukuri të jashtzakonshme.
Duhet të themi që Ulqinin dhe njërezit e këtij qyteti mund ti njihni vetëm nëse qëndroni në këtë qytet ku do të vërtetoheni me thënjen që “ Kush njëherë e viziton këtë qytet do ti rikthehet përsëri”.
Kjo thënie vlen edhe për resortin “ Sea Star Apartment” , i cili tashmë është bërë edhe i njohur për kushtet që i afron dhe posedon që të kaloni ditët dhe netët në relaksim, pushim e momente të këndshme.
https://www.instagram.com/p/BxKKzvaDFo3/
“ Sea Star Apartemen” ndodhet përballë Plazhit të Madh. Një godinë e bukur, me pamje nga deti, apartamente që nuk do u mungojë asgjë për komoditet.
Menaxhohet nga një familje, e cila iu mirëpret dhe iu bënë më të ngrohtë qëndrimin tuaj.
Shkurt: tek “ Sea Star apartament “ do të ndiheni si në shtëpinë tuaj me mikëpritjen dhe kujdesin e madh për çdo klient.
Aty e gjeni rehatinë. Lirë e mirë. Pushim që do e mbani në mend për të shkuar serish. Pra , vizitoni- binduni. Vizitoni njëherë, do shkoni gjithëherë. /Kosovarja/