fbpx

Në vigjilje të Vitit të Ri- Kryeministri Rama uron përmes atmosferës nga Baza Ajrore e Farkës: Qetësi shpirtërore në çdo familje

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Edi Rama në vigjilje të Vitit të Ri ka publikuar disa pamje nga atmosfera e gëzueshme e Bazës Ajrore të Farkës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverise uron për qetësi shpirtërore në çdo familje shqiptare.

“MIRËMËNGJES dhe nga atmosfera e gëzueshme e Bazës Ajrore të Farkës, ju uroj një vigjilje të Vitit të Ri plot qetësi shpirtërore në familjet tuaja”, shkruan Rama.

Baza Ajrore Farkë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen mbështetjen me transport të mesëm të trupave, materialeve dhe evakuim shëndetësor në operacione luftarake dhe joluftarake, operacione humanitare dhe të shërbimit SAR si dhe detyra të tjera në interes të operacionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]