fbpx

Në Zubin Potok po ndërtohet një stacion i policisë

nga Revista Kosovarja

Në mëngjesin e sotëm makineritë e rënda filluan pastrimin e terrenit pranë shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për RTK-në bëhet fjalë për ndërtimin e një stacioni policor.

“Policia e Kosovës konfirmon se në këtë lokacion është duke u ndërtuar një stacion policor. Është një vendim i vitit 2018 dhe tani kanë marrë miratimin për të nisur punimet”, ka thënë shkurt Elshani.

Kurse, Lista Serbe ka reaguar për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok. Sipas saj, kjo ka nxitur pakënaqësi tek komuniteti serb.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]