fbpx

Nëna e Justin Bieber me urim emocionues pasi u bë gjyshe

nga Revista Kosovarja

Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër të një djali, Jack Blues. Sakaq nëna e këngëtarit “Love Yourself” u shpreh tejet e emocionuar për lindjen e nipit të saj.

Orët e para të mëngjesit të djeshëm, Justin nëpërmjet një fotografie të këmbës së bebushit bëri me dije se ishte bërë baba për herë të parë. Nëna e tij më pas ndau të njëjtën foto në ‘InstaStory’ dhe reagimi i saj në përshkrim ishte shumë emocionues.

“Zemra ime. Mirë se erdhe bebi Jack! Të dua shumë. Faleminderit Zot, çfarë mrekullie!”, shkroi ajo në postimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]