fbpx

Nëna e Ritës mbështet nismën për vendosjen e Kosovës si shtet në hartën e Netflix

nga Revista Kosovarja

Një nismë ka filluar për të vendosur Kosovën si shtet në hartën e Netflix.

Ditë më parë, Sovran Hoti ka nisur një nismë për të vendosur Kosovën si shtet në hartën e Netflix.

Kjo ngase, në platformën e popullarizuar të filmave, Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Meqenëse një gjë e tillë u arrit të ndryshohej më parë nga Apple, pritet që pas nënshkrimit të peticionit nga një numër i madh i qytetarëve, kjo do të ndryshojë.

Këtë nismë po e përkrah edhe e ëma e Rita Orës, Vera, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram linkun ku mund të nënshkruhet peticioni.

“Bëje pjesën tënde Netflix” shkruan ajo në postimin e fundit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]