fbpx

Nëna ndalon vjehrrën ta shohë nipin pasi e ktheu në shtëpi të djegur nga dielli

nga Revista Kosovarja

Një nënë ka mbetur e tronditur pasi djali i saj u kthye në shtëpi i djegur nga dielli – sepse sipas saj, gjyshja e tij nuk besonte në kremin kundër rrezeve të forta të diellit.

Gruaja përfundoi duke e dërguar djalin e saj te mjeku dhe i tha vjehrrës se nuk mund ta shihte më nipin e saj pa qenë ajo vet e pranishme.

Në Mumsnet, gruaja kërkoi këshilla se si të merret me situatën e vështirë – dhe nënat e tjera vërshuan postimin me komente mbështetëse.

Gruaja tha se vjehrra e saj i kishte kërkuar që ta vishte fëmijën me rroba të përshtatshme për plazhin. Meqenëse nuk ishte me diell në mëngjes, nëna e veshi djalin e saj me pantallona të shkurtër dhe një bluzë, para se të vendoste krem ​​dielli.

Por djali 21 muajsh u kthye i djegur – dhe vjehrra mbrojti veprimet e saj duke pretenduar në mënyrë të gabuar se kremi kundër diellit mund të shkaktojë kancer, duke shkaktuar zemërim.

Nëna foli me gratë në internet dhe shkroi: “Unë i vura krem dielli dhe i thashë vjehrrës se kremi është në çantën e tij dhe se duhet të ri-aplikohet më vonë nëse zbret nga karroca e tij dhe ajo pranoi”.

“Tri orë më vonë e rimarrim dhe është djegur shumë nga dielli. Unë pyeta se si ishte e mundur kur ai kishte faktorin 50 me vete dhe ajo u përgjigj – ‘Unë nuk besoj në kremin e diellit pasi kam dëgjuar se mund të shkaktojë kancer, kështu që kurrë nuk i vë më shumë atij’.

Në komente, ajo shtoi se djali i saj është shumë i zbehtë, por partneri i saj nuk mendoi se ishte një punë e madhe.

Komentueset siguruan mamanë që nuk po vepronte në mënyrë të paarsyeshme, duke thënë: “Unë do t’i shpjegoja asaj, në një gjuhë kristali të qartë, dëmin që i ka bërë fëmijës tuaj, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, dhe duke u siguruar që ajo s’do ta merr më vet me vete”.

“Burri juaj gjithashtu duhet të lexojë mbi rreziqet e djegies nga dielli në fëmijëri dhe të kuptojë se gjërat do të bëhen ndryshe me djalin tuaj”, thuhet më tej në komente, transmeton Klan Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]