fbpx

Nëna në Skenderaj rrah vajzën e mitur me kabllo të fshesës elektrike

nga Revista Kosovarja

Veprimet e fëmijëve shpesh herë revoltojnë prindërit e tyre të cilët marrin masa radikale. Si pasojë, në shumë raste të miturit janë viktima të dhunës psikike e fizike nga prindërit e tyre dhe shpeshherë kërkojnë edhe ndihmën e Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Spahiu’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka rrahur brutalisht vajzën e saj të mitur.

Sinjali mëson se palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen.

Bazuar në dëshminë e nënës, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të vajzës së saj në shkollë dhe më pas e ka rrahur duke e goditur me kabllo të fshesës elektrike, raporton Sinjali.

Si pasojë e kësaj, 17-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të nisin hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]